Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar

Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar

Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në komunikimin me gazetarët për vendimet e qeverisë ditën e sotme.

“Kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë me e lartë nga ajo që kishte një vit më parë thjesht Park Natyror,” u shpreh Kumbaro.

“Bashkë me 3 degë të tjera të Lumit Vjosë, më konkretisht lumi Drino, lumi Bënç dhe Shushica bëjnë atë që quhet sot Parku i parë në Europë i një lumi të egër. Një punë shumë e gjatë që kurorëzohet sot me këtë akt ligjor”, tha ministrja.

Ministrja bëri po ashtu të ditur se sipërfaqja e mbrojtur është shtrirë tashmë në mbi 12,727 ha, e gjithë sipërfaqja ujore dhe bregore e lumit bashkë me sipërfaqe të tjera tokësore.

/TV Arbëria