Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Lulzim Peci: “Vetëvendosje po bllokon Kuvendin, SHBA po punon për marrëveshjen Kosovë-Serbi”

Lulzim Peci: “Vetëvendosje po bllokon Kuvendin, SHBA po punon për marrëveshjen Kosovë-Serbi”

Lulzim Peci, ish-diplomat, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka qenë i ftuar në emisionin Arb Debat me Rid Berishën në TV Arbëria. Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese, në lidhje me aktvendimin për “bllokadën në Kuvend”, do duhet të jepte një version më të qartë në aspektin se çka do të bëhet pas afatit prej 30 ditëve.

Ai ka folur për zhvillimet politike në vend.

“Gjykata Kushtetuese është dashur të na japë një mendim të qartë juridik në lidhje me këtë, se si dhe çfarë duhet të bëhet pas 30 ditëve,” ka thënë ai.

Ish-diplomati për vendimin e Kushtetueses për bllokadën në Kuvend: është i qartë, bllokuesi është Lëvizja Vetëvendosje

Ish-diplomati Lulzim Peci në Arb Debat ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses për bllokadën në Kuvend e bën të qartë se bllokuesi në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

“Vendimi është i qartë që ajo se çfarë po ndodh tani në Kuvend ka të bëjë me një bllokadë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në mënyrë unilaterale, përmes zotit Dehari, vendos që të abuzojë me parlamentin dhe të propozojë votimin e fshehtë dhe pa kërkuar votim se a bën të kalohet në votim të fshehtë apo jo”

“Lëvizja Vetëvendosje po e trajton shtetin si pronë private”

Kështu deklaroi Lulzim Peci tutje në Arb Debat, duke folur për votimin e fshehtë në Kuvend dhe bllokadën e krijuar.

“Kjo është diçka e paprecedent që ka ndodhur deri më tani në jetën politike. Kjo tregon sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje, që sic duket nuk ka pardon ndaj normave dhe rregullativave. Është duke e trajtuar shtetin sikur me qenë pronë private”

Ai gjatë emisionit ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se iu kanë mbetur në fyt të gjitha partive, pasi sipas tij pritjet e tyre kanë qenë shumë më të mëdha.

“Rezultatet e këtyre zgjedhjeve i kanë mbetur në fyt çdo partie politike, pritjet kanë qenë më të mëdha prej të gjitha. Unë nuk shoh rrugëdalje tjetër përpos të shkohet në zgjedhje të reja,” ka thënë Peci.
“Mungesa e votave për zgjedhjen e kryeparlamentarit të parlamentit po tregon që mungojnë votat edhe për zgjedhjen e qeverisë”

Ish-diplomati Lulzim Peci thotë se Kurti nuk i ka votat për krijimin e qeverisë, dhe sipas tij kjo po i konvenon Kurtit.

“Mungesa e votave për zgjedhjen e kryeparlamentarit të parlamentit po tregon që mungojnë votat edhe për zgjedhjen e qeverisë, dhe kjo situatë i konvenon Vetëvendosjes sepse ata janë në zyret e qeverisë”

Ish-diplomati: SHBA po punon për marrëveshjen Kosovë-Serbi – do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë

Peci në Arb Debat ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë sa po kuptoj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u punuar që të arrihet një marrëveshje e re mes Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë lehtë kjo marrëveshje mund t’u ofrohet palëve: merreni ose lëreni,” ka deklaruar ai në Arb Debat.

Emisioni i plotë;