I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lulzim Peci: Veprimi i njëanshëm i Qeverisë për urën mund ta sjellë ndërprerjen e kontratës për raketat “Javelin”

Extra AL PVC

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka ftuar institucionet e Kosovës që të jenë të kujdesshme me hapjen e urës së Ibrit. Ai ka vlerësuar se veprimet e njëanshme të Qeverisë për këtë çështje mund të çojnë Kosovën në një përplasje të re me Perëndimin. Kjo përplasje, sipas tij, do t`i sillte pasoja të rënda Kosovës.

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka paralajmëruar pasoja të mëdha për Kosovën, nëse Qeveria Kurti nuk i dëgjon këshillat e ShBA-së dhe BE-së për veriun.

Ai ka bërë me dije se veprimi i njëanshme për hapjen e urës së Ibrit mund t`i sjell Kosovës pasoja në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë.

Në fushën e sigurisë, ka thënë ai, mund të preket ndihma e ShBA-së për FSK-në.

Peci ka vlerësuar se këtu mund të përfshihet edhe ndërprerja e kontratës për raketat Javelin.

Nder të tjera, ai i ka kritikuar ashpër sulmet e eksponentët e pushtetit ndaj KFOR-it.

Pretendimet e njerëzve të tillë për ta paraqitur KFOR-in si dorë të zgjatur të qëndrimeve të Serbisë, sipas tij, janë absurde dhe tejet të dëmshme për Kosovën.

Peci është shprehur i bindur për Nacionalen se përplasja e Policisë së Kosovës me trupat e NATO-së për çështjen e hapje se urës nuk do të ndodh. Ai ka bërë me dije se kjo do të ishte vetëvrasëse për Republikën e Kosovës.

Z. Peci, pavarësisht thirrjeve të aleatëve, Qeveria po pretendon se do ta hap urën e Ibrit. Si e keni parë këtë qëndrim të Qeverisë?

Peci: Këtë qëndrim të Qeverisë e shoh si një përpjekje për ta sfiduar perëndimin në emër të sovranitetit dhe zbatimit të ligjit, kur dihet fare mirë që Uashingtoni dhe vendet e tjera perëndimore nuk janë kundër hapjes të urës së Ibrit, por janë kundër hapjes së saj në këtë kohë për shkak të implikimeve të mundshme të sigurisë, duke përfshirë këtu edhe ato që ndërlidhen me personelin e KFOR-it.

Kur vjen puna tek siguria, KFOR-i e ka mandatin suprem në Kosovë, dhe ky mision nuk i subordinohet kornizës ligjore të Kosovës, por vepron në bazë të mandatit të tij të zbatimit të paqes (peace-enforcement), duke përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake. Në anën tjetër, disa deklarime publike, si nga ana e politikës ashtu edhe të opinion-bërësve, për ta paraqitur KFOR-in si dorë të zgjatur të qëndrimeve të Serbisë është absurd dhe tejet i dëmshëm, pasi ka ndikim të madh në thellimin mëtutjeshëm të hendekut me perëndimin.

Po më duket se shumë prej nesh kanë harruar se kush e ka larguar Serbinë nga Kosova, dhe kush është duke e mbrojtur dhe garantuar paprekshmërinë e kufijve të vendit tonë. Këtë paprekshmëri në aspektin ligjor e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës, sikurse që e garanton edhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës kushtetuta e saj. Mirëpo, në aspektin faktit mbrojtjen e paprekshmërisë të kufijve të vendit tonë e garanton KFOR-i, gjegjësisht NATO-ja, dhe atë si me mandat ligjor ashtu edhe me kapacitete ushtarake. Jam thellësisht i bindur që ukrainasit do të ishin sot populli më i lumtur në botë nëse do të kishin pasur një mision të tillë të NATO-s. Përkundër krejt kësaj, KFOR-i nuk mundet të na rregulloj problemet e pazgjidhura me Serbinë dhe komunitetin serb në Kosovë, pasi këtë nuk e ka mandat të vetin. Rregullimi i këtyre problemeve i përket domenit të politikës dhe diplomacisë.

Si duhet të veproi Qeveria, të koordinohet me ShBA-në dhe BE-në apo të veproi si shtet sovran?

Peci: Sovraniteti nuk nënkupton mos-koordinimin me partnerët e cilitdo shtet. Përkundrazi, interesat e secilit shtet dhe sovraniteti e interesat e tyre, duke përfshi këtu edhe Kosovën, mund të forcohen dhe të jenë të qëndrueshme dhe të paprekshëm, vetëm duke punuar së bashku me aleatë dhe partnerë. Izolimi nga miqtë dhe partnerët është dënimi më i madh që mund ta merr një vend në skenën ndërkombëtare. Asnjë shtet i izoluar apo i vet-izoluar nuk i ka pruar asgjë të mirë qytetarëve të saj, përpos degradimit të mirëqenies dhe zhvillimit të mbuluar me petkun e “krenarisë kombëtare”, të ushqyer paralelisht me projektimin e rrezikimit nga bota e jashtme.

Derisa BE-ja ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese nëse Kosova vepron njëanshëm, ShBA-ja ka deklaruar se veprimi i Qeverisë shton rrezikun ndaj ushtarëve amerikanë. Cilat mund të jenë pasojat nëse nuk dëgjohet këshillat e aleatëve?

Peci: Pasojat mund të jenë si ekonomike (sanksione dhe masa të tjera politike), ashtu edhe në fushën e sigurisë, që mund të shkojnë deri te ndërprerja e ndihmës ndaj FSK-së, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e kontratës për raketat Javelin nga ana e ShBA-së. Sot, Kosovën nuk e përkrahin në fushën ndërkombëtare edhe miqtë më të mëdhenj të saj. Ky është treguesi më i mirë i situatës në të cilën jemi tani, për të cilën do të duhet shumë kohë që të rikuperohet.

Çfarë do të thoshte për Kosovën një përplase e mundshme në mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it?

Peci: Jam i bindur që nuk do të vijmë në këtë pikë. Ky do të ishte kulmi i një politike vetëvrasëse të vendit tonë. Kjo do të nënkuptonte kthimin e administrimit ndërkombëtar në veri, dhe largimin e policisë nga ajo pjesë e vendit. Implikimet politike mund të jenë afatgjate dhe të paparashikuara për vendin tonë.

A ia vlen që për shkak të hapjes së urës mbi lumin Ibër Kosova t`i rrezikoi raportet me aleatet strategjik?

Peci: Në asnjë mënyrë, do të ishte fatal për të ardhmen e vendit tonë. Ura duhet të hapet, këtu nuk ka asnjë diskutim, por kjo duhet të bëhet me politikë të mençur. Hapja e urës së Ibrit për automjete nuk është interes strategjik i Kosovës, por vetëm një objektiv taktik, i cili nuk ka ndonjë rol jetik për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këtë pjesë të vendit. Interes strategjik i Kosovës në këtë fazë të pasigurt të zhvillimeve ndërkombëtare duhet të jetë tejkalimi i gjendjes së shtetësisë së kontestuar, së paku në Evropë, si dhe integrimi politik dhe shoqëror i veriut. Asnjëra prej këtyre interesave nuk do të mund të realizohet pa partneritet dhe politikë të parashikuar me perëndimin.

Kryeministri Kurti është kritikuar se hapjen e urës në këtë kohë po e pretendon për shkak të zgjedhjeve. E besoni ju një gjë të tillë?

Peci: Ky mund të jetë një zar me rrezikshmëri të madhe, nëse është projektuar në aspektin elektoral, pasi ura mund të mos hapet gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti 2. Mirëpo, të vetmin efekt publik që e ka arritur kjo përpjekje deri më tani, është sforcimi i narrativeve publike kundër ShBA-së, BE-së dhe NATO-s, e asgjë më shumë. Besoj se nuk ka nevojë të shpjegohet se kujt i konvenon më së shumti kjo situatë, dhe atë si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

spot_img

Të fundit

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i...

I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar...

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër...

I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ngritën akuza për armëmbajtje në një gjykatë federale të hënën, një ditë...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Ai gjatë emisionit ka debatuar me analistin...