Është prezantuar logoja e re simbolike nga Alban Hoti e cila mbart në vete historinë, sakrificën dhe identitetin shqiptar.
Logoja përbëhet nga 12 pika loti-gjaku me kontur të zi. Këto 12 pika simbolizojnë 12 fiset shqiptare, ndërsa ngjyrat kuqe e zi përfaqësojnë njëkohësisht flamurin kombëtar, gjakun e derdhur dhe zinë që ka lënë pas rruga e sakrificës për liri.
Të vendosura mbi një fushë të kaltër, ato nënkuptojnë fushëbetejën, por edhe orientimin demokratik, evropian dhe euro-atlantik. E kaltra është po ashtu ngjyra bazë e flamurit shtetëror të Kosovës.
Në qendër formohet një lule e jetës, simbol i lashtë ilir, që tregon vazhdimësinë, identitetin dhe rrënjët tona. Nga kjo lule, pas gjakut e zisë, shpërthen një diell me 12 rreze të arta, i cili ndriçon vendin dhe përfaqëson shpresën, ringjalljen dhe të ardhmen. Ngjyrat e arta e shtetërore ndërthuren mbi një bazë gjaku e sakrifice, si kujtesë e rrugës së kombit drejt dritës.