Al-Hilal thuhet se e ka tejkaluar Juventusin me ofertë për Romelu Lukakun, por sulmuesi i Chelseat dëshiron të mbetet në Evropë.
Interi ka vendosur të heq dorë nga reprezentuesi belg pasi ai nuk iu përgjigj drejtorëve dhe shokëve të skuadrës javën e kaluar, duke hapur bisedimet me Juventusin.
“Bianconerët” janë gati të ofrojnë 40 milionë euro për 30-vjeçarin, por ata duhet të shesin Dusan Vlahovic përpara se të bëjnë një ofertë zyrtare drejt Chelseat..
“Sky Sports UK” pretendon se Chelsea ka një ofertë më serioze për Lukakun, që vjen nga klubi saudit Al-Hilal. Megjithatë, belgu nuk është i gatshëm të largohet nga Evropa, kështu që ai nuk pritet të pranojë ofertën e tyre.
Oferta e Al-Hilal vlen më shumë se 50 milionë euro, por Lukaku nuk dëshiron t’i bashkohet atyre.
Lukaku do të rifillojë stërvitjet me Chelsean sot, por nuk pritet të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettinos për turneun e tyre parasezonal në SHBA.
/TV Arbëria