Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Luis Enrique pas ndeshjes së djeshme: Do të ketë luftë në Barcelonë

Luis Enrique pas ndeshjes së djeshme: Do të ketë luftë në Barcelonë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka përgëzuar Barcelonën për fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas tij gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.

Barcelona fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim te PSG, duke marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese pas dy jave.

Megjithatë, sipas trajneri spanjoll të PSG-së, Enrique, ndeshja e dytë do të jetë një ‘luftë’, ku do të vendoset gjithçka.

“Dua të përgëzoj Barcelonën për ndeshjen që ka luajtur kundër PSG-së. Mund të kishim arritur një rezultat tjetër, por tani po mendojmë të rikthehemi në ndeshjen e dytë”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Unë nuk kam asnjë dyshim për aftësinë tonë për t’u rikthyer në ndeshjen e dytë. Ne luajmë jashtë shtëpisë në të njëjtën mënyrë si në shtëpi”.

Sigurisht, PSG është ende në lojë. Barça duhet të ruajë gjakftohtësinë dhe të luajë ndeshjen e dytë sikur të mos ekzistonte rezultati i ndeshjes së parë.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën më 16 prill në “Estadi Olimpic Lluis Companys” të Barcelonës./Telegrafi/