Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lührmann: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër

Lührmann: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër

Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në hapjen e KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week.

Kurti ka thënë kjo javë është një mundësi unike për të treguar përkushtimin e një Kosove të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Ndërsa, Lührmann ka thënë se Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër.

“Kjo javë është një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë në një Kosovë të gjelbër dhe të qëndrueshme. Marrëdhënien unike që ka Kosova me Gjermanin dhe mbështetjen për një vend të gjelbër. Kosova ka bërë kongres të madh biologjik për një klimë te qëndrueshme. Ne jemi siguruar që të mendojmë edhe një hap para. Përderisa interesimi për kapacitetet e ripërtrijshme, kemi planifikuar 950 megavate kapacitet të ripërtërishëm”.

“Përgjatë ketij rrugëtimi Gjermania ka qëndruar përkrahë vendit tonë kjo është vetëm e fundit nga përkrahja e vazhdueshme drejt tranzicionit energjetik. Në një nga projektet më inovative do të sigurohet ngrohje me sistem diellor për 60 mijë qytetarë. Përkushtimi ynë ndaj klimës nuk përfundon këtu ne kemi ndërmarrë veprime konkrete për të kontribuar një klimën. Synimi ynë është 8.5 milion ton dioksid karboni. Siguria klimatike është sfidë thelbësore në vendin tonë, Kosova është e cenueshme nga klimat ekstreme. Përmbytjet e viteve të kaluara kanë kaluar shifrën e 30 milionë eurove. Përshtatja klimatike është pika kyce për Kosovën. Më shumë se 50 për qind të projekteve tona janë të përqendruar në masat përshtatëse klimatike”, ka thënë Kurti.

Ministrën Federale gjermane ka theksuar se për një Evropë të gjelbër, një bashkëpunim i ngushtë me Ballkanin Perëndimor është esencial, në veçanti Kosova ka shpallur një përkushtim për të arritur këto objektiva.

“Kjo javë jep shpirt zotimit tonë të përbashkët për të kontribuar për të vënë agjendën e gjelbër të praktikë. E shihini vërshimet e fundit në Gjermani tregojnë qartë se pse duhet të veprojmë tani ose duhet te shohim këtë krizë duke dalë nga kontrolli. Këtë vit kam pasur kënaqësi të shoh partnershipin me Rizvanollin dhe Aliu. Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër dhe të përparuar, jemi duke punuar më shumë në energjinë elektrike. Një bashkëpunim i ngushtë me Ballkanin Perëndimor është esencial, në vecanti Kosova ka shpallur një përkushtim për të arritur këto objektiva. Duhet t;i bashkojmë forcat tona për ata kemi krijuar përmbi 100 milionë euro në sektorin energjisë me 1 miliardë në energjinë e gjelbër. Në Gjermani kemi punuar në tranzicuonin e energjisë”, ka thënë ajo, raporton EO.

Powered by WordPress