Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Luftoni aromën e keqe të trupit me anë të këtyre përbërësve natyralë

Luftoni aromën e keqe të trupit me anë të këtyre përbërësve natyralë

Imagjinoni të shkoni në një festë, mirëpo të mos guxoni t’i ngrini duart lart duke vallëzuar, sepse trupi juaj po kundërmon! Imagjinoni, që njerëzit ikin nga ti dhe nuk dëshirojnë të rrinë shumë afër për shkak të aromës së keqe! E tmerrshme, apo jo?

Aroma e trupit është shumë e padurueshme. Kjo aromë krijohet si rezultat i baktereve të cilat e shndërrojnë djersën në acide. Zakonisht njerëzit mbajnë aromë të keqe kur kalojnë në pubertet, kur janë obezë, ose hanë ushqime pikante.

Shumicën e herëve aroma e trupit shkaktohet nga gjëndrat, të cilat ndodhen në regjione të ndryshme të trupit siç janë: gjoksi, regjionet gjenitale dhe veshtë. Disa nga mënyrat me anë të cilave mund ta shmangni këtë aromë janë:

Mbani pastërti

Bakteret që janë në lëkurë nëse mbeten aty për një kohë të gjatë krijojnë aromë shumë të keqe. Ato mund të eliminohen vetëm nëse e pastroni trupin shumë shpesh. Këshillohet që trupi të pastrohet së paku një ose dy herë në ditë.

Sapunët antibakterial

Në mesin e shumë metodave për të mbajtur pastërtinë e trupit janë edhe sapunët antibakterial. Ata kanë një efekt të madh në eliminimin e baktereve dhe gjithashtu i japin trupit aromë të këndshme.

Përdorni sodë buke

Soda e bukës është shumë e mirë në absorbimin e yndyrës dhe shtresës jo të mirë të lëkurës. Ajo ndihmon edhe në heqjen e djersës dhe aromës së trupit. Mund të konsiderohet si një zëvendësues i antidjersës.

Fshini trupin me një peshqir të pastër

Nëse keni bërë dush, sigurohuni që peshqiri që e përdorni për tharje të jetë i pastër. Nëse trupi është i tharë, atëherë është më e vështirë për bakteret që të mbijetojnë.

Uthulla e mollës

Është gjithashtu një përbërës shumë i fortë për të luftuar bakteret. Ajo e balancon pH-në e trupit tuaj dhe ndihmon trupin t’i luftojë bakteret e dëmshme.

Lëng limoni

Qe një kohë të gjatë dihet se limoni dhe përbërja acidike e tij e ulë nivelin e pH-së në lëkurë, duke e bërë lëkurën ambient jo të përshtatshëm për mbijetese të baktereve.

Themes by WordPress