Një koment i bërë në rrjetet sociale nga një luftëtar i tri luftërave ka tërhequr vëmendje, ku ai flet për kontributin e Qëndrim Kryeziut gjatë luftës në Kosovë.
Sipas tij, familja e Kryeziut ishte e përfshirë në përpjekjet për çlirimin e Kosovës dhe kishte ndihmuar njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me barna dhe mjete mjekësore.
Ai pretendon se gjatë luftës janë dërguar rreth 12 kilogramë barna për njësitë e luftës, ndërsa thekson se edhe vetë Qëndrim Kryeziu, në moshë shumë të re 12 vjeçare, kishte bartur barna për luftëtarët në terren.
“Para se të komentoni për Qëndrimin, duhet të dini se familja e tij ka qenë pjesë e përpjekjeve për çlirimin e Kosovës. Janë sjellë barna për njësitë e luftës dhe edhe ai vetë, shumë i ri, ka bartur ndihma për luftëtarët,” thuhet në reagim.
Në fund të komentit, veterani u bën thirrje kritikëve që të tregojnë më shumë respekt për ata që, sipas tij, kanë kontribuar në kohë të vështira për vendin.
