Moska kthen nëntë fëmijë të deportuar në Rusi tek të afërmit e tyre në Ukrainë me koordinim nga Katari.
Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve për Rusinë, Maria Lvova-Belova tha se grupi përfshinte tetë djem, të moshës 12 deri në 17 vjeç, dhe një vajzë 17-vjeçare.
Deri më sot, gjithsej 80 fëmijë nga 62 familje janë ribashkuar me të afërmit e tyre, si në Ukrainë ashtu edhe në vendet e palëve të treta.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për deportimin e fëmijëve gjatë okupimit të një numri qytetesh në Ukrainë, si Donetsk, Kharkiv dhe Kherson./Top Channel