Derisa lufta në Ukrainë po vazhdon, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli me telefon me ministrin rus të Mbrojtjes, Andrei Belousov, të martën.
Ata diskutuan për rëndësinë e linjave të hapura të komunikimit, tha Pentagoni të martën, shkruan Reuters.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori i Forcave Ajrore, Patrick Ryder, u tha gazetarëve se Austin kishte nisur bisedën dhe se kjo ishte telefonata e parë midis Austin dhe homologut të tij rus që nga marsi i vitit 2023.