Fushata zgjedhor e partive politike në vend tashmë ka filluar, kjo pasi më 9 shkurt 2025 Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e reja në nivel qëndror, shkruan TV Arbëria.
Por duket se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po shfaqin një “simpati” të madhe për diasporën.
Vetëm brenda një jave të dy partitë kanë qenë mjaftë aktive në disaporë me tubimet partiake.
Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryediplomaten, Donika Gërvalla javën e filluan me një takim në Vjenë. Duke vazhduar kështu agjendën e tyre edhe në Oslo të Norvegjisë dhe në Frankfurt të Gjermanisë. Në të gjitha këto takime ishte prezente edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla.
“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit”, kështu ka shkruar Kurti për takimin e fundit në Oslo.
Disa nga tubimet e LVV-së gjatë një jave:
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka qenë mjaft aktive dhe prezente në diasporë sa u përket këtyre tubimeve me mërgimtarët.
Hamza këtë javë takimet me mërgatën i filloi në Itali, duke vazhduar edhe në disa vende në Gjermani.
Madje Hamza ka publikuar edhe listën e takimeve “nëntori me diasporën”, ku gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë edhe 6 takime në vende të ndryshme me diasporën.
“Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza pas takimit të fundit në Gjermani.
Disa nga tubimet e PDK-së: