Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Lufta e Mashkullorës, beteja që shenjoi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

Lufta e Mashkullorës, beteja që shenjoi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot Luftën e Mashkullorës.

Më 18 mars 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit. Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin. Kjo betejë njihet si Lufta e Mashkullorës dhe shënonte një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shikonte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike.

Aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, ishte vrasja e Bimbashit në shkurt të vitit 1908 nga çeta e Çerçiz Topullit. Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër. / atsh / KultPlus.com

 

Powered by WordPress