Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Sveçla: INTERPOL-i shpall urdhër arrest për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Sveçla: INTERPOL-i shpall urdhër arrest për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë” ka thënë mes të tjerash Sveçla.

Sipas tij ky është një hap i rëndësishëm dhe ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste.

Sveçla poashtu porosit shtetin Serb, se terroristët të cilët është duke i strehuar dhe akomoduar duhet të i dorëzojë tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

 

 

 

/TV Arbëria

Themes by WordPress