Ekipi i Kosovës i xhudos i ka nisur sot garat në Grand Prix-in që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Flaka Loxha e ka nisur në mënyrën më të mirë Grand Prix-in e Zagrebit, pasi që e mposhti xhudisten letoneze, Anastasija Sokirjanska
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti Sokirjanskan.
Tani, lufta e radhës për Flaka Loxhën do të jetë kundër xhudistes nga Italia, Veronica Toniolo.
/TV Arbëria