Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Louise Arbour emërohet Guverantore e Përgjithshme në Kanada

Louise Arbour emërohet Guverantore e Përgjithshme në Kanada

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, njoftoi këtë javë se ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Louise Arbour, do të jetë Guvernatorja e ardhshme e Përgjithshme nga korriku.

Arbour, 79-vjeçe, është një nga ekspertët më të mirë ligjorë të kohës së saj dhe do të zëvendësojë Mary Simon që po pensionohet, dhe që ishte guvernatorja e përgjithshme e parë indigjene. Mandati i saj pesëvjeçar përfundon së shpejti, raporton media kanadeze “cbc”, transmeton Klankosova.tv.

“Louise Arbour do të përfaqësojë më të mirën e Kanadasë për kanadezët dhe botën”, tha Carney në një konferencë për media në Otavë, të martën e kësaj jave.

Por, kush është Louise Arbour?

Arbour, e lindur në Montreal, është avokate e njohur, prokurore dhe ish-juriste e Gjykatës Supreme të Kanadasë, pos roleve tjera.

Ajo ndihmoi në ndjekjen penale të krimeve të luftës si kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për Ruandën dhe e Tirubalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY) në të ’90-tat.