Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lotito: I refuzova 140 milionë euro nga Milani për yllin tonë

Lotito: I refuzova 140 milionë euro nga Milani për yllin tonë

Presidenti i Lazios , Claudio Lotito ka zbuluar se ai refuzoi një ofertë prej 140 milionë eurosh për Sergej Milinkovic-Savic nga Milani në të kaluarën.

28-vjeçari duket i destinuar të largohet nga “Biancocelestët” këtë verë, gati për t’i dhënë fund një lidhjeje 8-vjeçare me klubin romak.

Skuadra saudite Al-Hilal mësohet se është afër marrëveshjes me Milinkovic-Savic, duke ofruar 40 milionë euro për Lazio-n dhe 60 milionë euro në total për mesfushorin, të shpërndara në tre vjet.

Duke folur për “Il Messaggero” Lotito fillimisht theksoi se si u përpoq t’i ofronte një marrëveshje të re Milinkovic-Savicit.

“Nuk do ta kisha shitur, i ofrova një zgjatje për gati 6 milionë euro, por Sergej zgjodhi të ardhmen e tij.”, tha ai.

Ai u pyet për përpjekjet e Milanit për të nënshkruar me lojtarin në vitin 2018.

“Është e vërtetë, vendosa të refuzoj një ofertë nga Galliani prej 140 milionë eurosh. Ishte 60 milionë euro menjëherë dhe 80 milionë euro të tjera, të paguara gjatë pesë viteve. Nuk u pendova.”, shtoi Lotitto.

Pastaj ai foli për ofertën e Al Hilalit.

“Oferta e Al-Hilal është më pak se 50 milionë euro. Po të kisha pritur të duhurin nuk do ta kisha shitur kurrë, por premtimet i mbaj gjithmonë dhe djalit i kisha marrë një zotim që do të pranoja ofertën më të ulët për të.”

/TV Arbëria

Powered by WordPress