Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lotët dhe dhimbjet janë veç një kujtim, Messi iu kthehet stërvitjeve

Lotët dhe dhimbjet janë veç një kujtim, Messi iu kthehet stërvitjeve

Lotët e finales së Kupës së Amerikës kanë mbetur vetëm një kujtim.

Tash, Lionel Messi po i jep fund lëndimit dhe është gati për t’u rikthyer në fushën e blertë, pas lëndimit që e pësoi në ndeshje me Kolumbinë në nyjën e këmbës.

Sipas “TucSports” në fakt, kampioni i botës është duke e vazhduar periudhën e rehabilitimit, përcjell “Gazeta Express”.

Fatmirësisht, dhimbja dhe ënjtja janë të shkuara dhe Messi po bëhet gati për rikthim në fushën e blertë pas një muaji pushim.

Ai do ta nisë edhe punën në palestër, ndërsa pritet të rikthehet për të ushtruar në ditët në vazhdim për ta rikthyer ritmin para kthimit në ndeshje zyrtare.

Messi i ka humbur katër ndeshje me Inter Miamin, dy në MLS dhe dy në Kupën e Ligës.

Ndërsa, trajneri Gerardo Tata Martino mezi po e pret yllin e tij.

“Nuk do ta ndërmarrim asnjë rrezik”, theksoi ai.

Pra, kur të jetë momenti i duhur, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit do të rikthehet për ta bërë atë që di më së miri ta bëjë.

Powered by WordPress