Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lorik Cana flet për përleshjen me tifozin serb në vitin 2014: Ma kafshoi gishtin, gati sa nuk ma këputi

Lorik Cana flet për përleshjen me tifozin serb në vitin 2014: Ma kafshoi gishtin, gati sa nuk ma këputi

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, së fundmi ka folur për përleshjen që kishte ndodhur më 10 tetor të vtit 2014, në ndeshjen kundër Serbisë.

Ai tregoi edhe disa detaje të padëgjuara më parë për konfrontimin fizik me tifozin serb që ndodhi atë natë.

“Në këtë fotografi është një histori interesante. Se unë kur rashë në tokë me këtë “mikun” tonë, këtë dorën e majtë ai ma kishte kafshuar këtë gishtin edhe ka qenë duke ma këputur me dhëmbë. S’kam mundur ta qëlloj ashtu si kam dashur unë, dy herë e kam qëlluar derisa është trollosur, pastaj kam mundur ta heq dorë kur është trullosur pakëz”, tha ai në emisionin Oxygen.

Themes by WordPress