Loriana Kuka nuk ka arritur që të kalojë në gjysmëfinale të Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Portugali.
Xhudistja në çerekfinale u ndal nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko, pas një lufte e cila zgjati 12 minuta.
Përkundër humbjes, Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë dhe aty do të ballafaqohet me sllovenen Patricija Brolih. /TV Arbëria