Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ‘Looser’, Arifi ‘shpërthen’ ndaj deputetit të VV-së: Mediokër, po shpifë

‘Looser’, Arifi ‘shpërthen’ ndaj deputetit të VV-së: Mediokër, po shpifë

Shqipërim Arifi i ka reaguar deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi i cili dy ditë më parë tha se Kryetari i Preshevës nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve atje.

Arifi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur dështak deputetin e VV-së, e shërbëtor të pushteteve.

Sipas tij, Rrustemi ka tentuar që me denigrime në siç e quan ai “organizatën” e VV-së, derisa shton që të shkoj tek Kurti e të vajtojë

“Një dështak i cili deshi të bëhet kryetar i Komunës së Lipjanit, një shërbëtor i pushteteve sipas konjukturave politike, i cili si mediokër që është nën pozitën e anëtarit të Kuvendit ka vetëm një të arritur në jetën e tij, sulme ndaj Prokurorisë dhe çdo Institucion të drejtësisë të Republikës së Kosovës me shpifje, propaganda e inskenime, paska përlyer gojën e tij duke më vlerësuar mua se nuk po i mbrojsha interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Paska tentuar i mjeri që me denigrime të fitoj poena në organizatën që e reprezenton. Tash, shko tek Albini e vajto e ndoshta si viktim t`a mundëson të flasësh me “lartëmadhërin e tij” për dy minuta. Looser!”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ditë më parë tha se Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi me sjelljen e pozicionimin e tij është kundër Qeverisë së Kosovës, e siç thotë ai kjo sjellje është krejtësisht e dëmshme për Kosovën përballë Serbisë.

Rrustemi tha se Arifi nuk merret fare me interesat e qytetarëve të vetë, gjë që sipas tij nuk mund të shpërfillen, por duhet të mbështeten.

“Sjellja e tij, diskursi i tij, pozicionimi i tij, madje edhe kundër Kryeministrit Kurti në kontekst në raport me Serbinë, jo për zhvillime të brendshme, se nuk më kishte ardhur fare keq, nuk më kishte penguar nëse me kishte kritikuar për politikën e brendshme, por në raport me Serbinë me pas një pozicion të tillë kundër Qeverisë së Kosovës është barabartë me qenë kundër Kosovës. Çështja është kujt po i shërben, me vetëdije ose pa vetëdije. Sjellja e tij është krejtësisht e dëmshme për interesat e Kosovës, pa asnjë dyshim përballë Serbisë. Nuk merret as me interesat e qytetarëve të vet. Nuk mund të shpërfillim gjendjen e shqiptarëve atje, duhet t’i mbështesim. Duhet të përkujdesemi për ta. Është shumë e rëndësishme”, kishte thënë Rrustemi në emisionin Context në ATV.

 

Themes by WordPress