Cilët janë lojtarët më të shpejtë në Euro 2024? UEFA ka zbuluar lojtarët më të shpejtë të arritur në këtë edicion të Kampionatit Evropian.
Kylian Mbappe fiton, duke arritur një shpejtësi sprint prej 36.5 km/h. Ferran Torres i Spanjës (36) dhe Benjamin Sesko i Sllovenisë (35.9) kompletojnë podiumin.
Në vendin e katërt të përbashkët janë Sane dhe një Mihaila me 35.8. Në vendin e gjashtë është Theo Hernandez me 35.7 km/h. Më pas Ndoye dhe van de Ven barazuan, e krejt në fund Hojlund dhe Rafael Leao për të plotësuar Top 10’shen.