Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës pasditen e sotme e kanë vizituar ‘fan-club’-in e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku janë pritur në mënyrë fantastike nga tifozët e zjarrtë.
Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha u ka shprehur mirëseardhje në ‘fan-club’, teksa theksoi se secili tifozë dardan ndihet krenar me paraqitjet e lojtarëve tanë dhe se të gjithë shpresojnë se ky do të jetë vit i realizimit të ëndrrës së përbashkët – kualifikimit në Evropian.
Ndërkaq, në emër të përfaqësueses tifozët i përshëndeti kapiteni Amir Rrahmani, i cili theksoi se përkrahja e tyre i frymëzon ata drejt suksesit dhe i falënderoi që gjithmonë kanë qenë afër përfaqësueses pa marrë parasysh rezultatet. Ai theksoi se të gjithë futbollistët janë krenar që e përfaqësojnë Kosovën dhe së bashku do të bëjnë çmos për të arritur objektivin e këtij cikli kualifikues.
Në fund, futbollistët e Përfaqësueses kanë dhuruar fanellat e klubeve të tyre për ‘fan-club’-in e tifozëve dardanë. /TV Arbëria