Spanja ka shënuar edhe fitoren e dytë në futboll në Lojërat Olimpike.
“Stuhia e Kuqe” ka mposhtur me rezultat 1:3 Republikën Dominikane.
Fermin Lopez kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 24-të, para se Montes De Oca të barazonte rezultatin 14 minuta më vonë.
Azcona mori direkt karton të kuq në fundin e pjesës së parë dhe e la Republikën Dominikane me një futbollist më pak në fushë.
Baena riktheu epërsinë e Spanjës në minutën e 55-të, kurse Gutierrez shënoi për 1:3 në të 70-tën.
Kësisoj, Spanja ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve dhe kualifikohet tutje si e para.
Në anën tjetër, Republika Dominikane është në vendin e tretë me një pikë.