Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 në rrezik? Qeveria Kurti dëshiron t’ia marrë organizimin Komunës së Prishtinës

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 në rrezik? Qeveria Kurti dëshiron t’ia marrë organizimin Komunës së Prishtinës

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 ka rrezik që të dështojnë dhe mos mbahen fare. Kjo pasi që institucionet e Kosovës janë vonuar në funksionalizimin e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Për më tepër, në këtë çështje është përfshirë edhe Qeveria e Kosovës, që siç shkruan Kallxo.com, iu kanë dërguar një letër Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare ku kërkojnë arritjen e një marrëveshje të re.Sipas këtij propozimi, protagonist kryesor është Qeveria e Kosovës e jo Komuna e Prishtinës siç është paraparë fillimisht nga Lojërat Mesdhetare.

Ndërsa më datë 27 qershor 2024, Komiteti i ka kthyer përgjigje Qeverisë duke i thënë që nuk munden të hyjnë në marrëveshje direkte me Qeveritë ngase ata nënshkruajnë marrëveshje me qytetet.

Në përgjigjen e tyre, ata paralajmërojnë që ka rrezik që të dështojë komplet mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë për shkak se Kosova është vonuar në zotimet që i ka dhënë.

“KNLM (Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare) ngrohtësisht fton të gjitha palët e përfshira që urgjentisht të përgatisin dokumentacionin e kërkuar (që veçse është e njohur për të gjithë), duke kujtuar që afati i fundit për të bërë operacional Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare, është 8 shtator 2024, më së largu” – thuhet në përgjigjen që Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KNLM-së i kanë kthyer Qeverisë.

Dallimi kryesor mes marrëveshjes së nënshkruar më 08.09.2023 dhe asaj që e ka propozuar Qeveria e Kosovës është që në të parën organizatore është Komuna e Prishtinës e Qeveria është garantuese financiare për organizimin e Lojërave kurse në të dytën, Qeveria është vetë organizatore e lojërave.(Kallxo.com)