Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zv/ministres Daulina Osmani kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Përfaqësueses së Kosovës.
Me të arritur në hotel, Kurti u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. I pari i ekzekutivit menjëherë kërkoi ndjesë që nuk ishte veshur në mënyrë sportive, gjë për të cilën mori mirëkuptimin e të parit të FFK-së.
Madje, ky ia ktheu duke e lavdëruar Kurtin para futbollistëve duke u thënë atyre se kryeministri është njeri i aksionit dhe ka ardhur për t’iu motivuar që të jeni në aksion në ndeshjen ndaj Zvicrës.
“Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi.
/TV Arbëria