Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Loja e Gjestit me pasqyrë, “çmend” banorët

Loja e Gjestit me pasqyrë, “çmend” banorët

Gjesti herë pas here ngacmon banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”

Gjesti herë pas here ngacmon banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme.

Teksa ndodhej jashtë te këndi i kafesë, ai në duar kishte një pasqyrë dhe ngacmonte banorët duke reflektuar diellin tek ata.

Valbona në një moment bërtet “Gjest”, ndërkohë Gerti që rrinte te divanet i kthehet banorit:

“Do të vij me tepsie pas veshi e t’a bëj tung”.

Gjesti vetëm qesh dhe vijon sërish që të ngacmojë banorët me pasqyrën që mbante në duar.

Në këto momente, Gerti hy brenda në kuzhinë ku merr një tigan dhe një lugë. Ai pastaj vjen jashtë dhe i afrohet Gjestit, i cili i largohet.

Teksa këngëtari largohej me vrap, aktori e ndiqte dhe thoshte: “Hajde te lali, hajde të t’a shpoj veshin”.

“Hiqe se e kam tmerr, me nis dhimbja e kokës, hiqe po të them, e kam problem. Hiqe se do të… nuk të fal më”, i thotë Gerti, por Gjesti vijon po njësoj.