Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Loja e dyfishtë e Vjosa Osmanit me shtetin 

Loja e dyfishtë e Vjosa Osmanit me shtetin 

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Gjatë ditës së sotme u bënë publike disa nga komentet që presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe, për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas saj, ky institucion nuk bënë të bllokohet nga mungesa e një nënkryetari, duke e kritikuar në mënyrë të tërthortë edhe masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese deri më 30 shtator për punën e Kuvendit.

Shihet qartë se ajo me këtë reagim vetëm sa e përvetësuar gjuhen politike të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj këtij institucioni. Pra më shumë se për ofruar një kontribut në tejkalimin e kësaj krize, ajo ka dashur vetëm ta rikonfiromoje “konstitucionalisht” besnkrinë politike ndaj Albin Kurtit.

Ndërkohë, e njëjta ka deklaruar se nuk ka dërguar komente sa i përket çështjes së pakos lidhur me ndarjen e votimit të nënkryetarëve të partive minoritare, praktikë kjo deri e tanishme se si janë votuar nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Të njëjtën ajo e ka quajtur atë totalisht të parëndësishme këtë procedurë. Dhe se sipas saj, Gjykata Kushtetuese, ka para vetës një detyrë më të rëndësishme, atë se si ta mbrojë “Republikën nga vetoja e një partie”.

E vërteta e vazhdimit të bllokimit të shtetit lidhet pikërisht me këtë temë. Dhe Vjosa Osmani ka vendosur ta hesht atë sepse është e vetëdijshme se qëndrimi pro kësaj ndarjeje nuk ka bazë në praktikën e deri-tanishme parlamentare. Prandaj, me këto komente ajo e ka bërë atë që ka ditur ta bëjë gjithmonë. Ta shfrytëzojë situatën për përfitime të mundshme politike nga aleanca me Kurtin.

Kjo dyshe fatkeqësisht me këtë sjellje janë duke i kontribuar atij percepcioni ndërkombëtar ku Lista Serbe, nga e lidhur me agresionin paramilitar mbi Kosovën me 24 shtator, të shihet sot nga aleatët perëndimorë, si viktimë e Prishtinës.