Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Llojet e shtresave të dyshekut – Zbuloni cila është më e mira për ju

Llojet e shtresave të dyshekut – Zbuloni cila është më e mira për ju

Shtresat e dyshekut shpesh përdoren për të kompensuar të metat e sipërfaqes së dyshekut tuaj aktual.

Nëse keni vështirësi në fjetje për shkak të parehatisë së dyshekut, një shtresë e sipërme dysheku mund t’ju ndihmojë të kompensoni disa nga difektet e tij dhe të flini më mirë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa shembuj që mund të zgjidhni:

Nëse dysheku është shumë i ngrohtë

Disa shtresa dysheku mund t’ju mbajnë të freskët gjatë gjithë natës për të bërë një gjumë edhe më të qetë.

Shtresat me vrima të vogla të vendosura në sipërfaqe që lejojnë ajrin të qarkullojë më së miri janë më të përshtatshmet për këtë rast.

Ato ndihmojnë në largimin e nxehtësisë nga trupi juaj në mënyrë që të mund të flini më rehat.

Nëse dysheku është shumë i ftohtë

Një shtresë e sipërme dysheku e bërë nga leshi mund të shtojë më tepër ngrohtësi në një natë të akullt dimri.

Sipërfaqja prej leshi ju ofron gjithashtu edhe më tepër butësi dhe qëndrimi juaj në shtrat do të jetë edhe më komod.

Nëse dysheku është shumë i butë

Dyshekët e vjetër fillojnë të varen dhe të humbasin formën e tyre me kalimin e kohës.

Një mënyrë për të rindërtuar strukturën është të shtoni një shtresë të trashë.

Shtresat me shkumë shtojnë disa cm thellësi duke i zgjatur jetën dyshekut dhe duke mbajtur të qetë shpinën dhe qafën tuaj.

Nëse keni një dyshek të fortë

Së fundi, nëse vëreni se dysheku juaj është paksa i forte, atëherë një shtresë e përbërë me shkumë ose pupla mund t’ju falë shumë rehati.

Cilën shtresë dysheku duhet të zgjidhni?

Tani që i dini problemet që mund të trajtojë një shtresë e tillë le të shohim disa nga materialet më të zakonshme të përdorura nga të cilat mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më tepër.

Shtresa me shkumë që ruan formën fillestare (Memory Foam)

Këto shtresa ndihmojnë në shpërndarjen e barabartë të peshës trupore. Kur ngriheni nga shtrati sipërfaqja e saj kthehet në gjendje fillesatare.

Këto shtresa janë idelae për individët që lëvizin shumë gjatë natës.

Mund të jenë paksa të ngrohta dhe më të përshtatshme për në dimër.

Perfekte nëse dysheku juaj është shumë i fortë dhe ju dëshironi diçka më të butë.

Lateksi

Sipërfaqja e lateksit ka më pak gjasa t’ju shkaktojë vapë, pasi ka vrima mikroskopike në të gjithë pjesën e sipërme të shtresës që largojnë nxehtësinë.

Shtresa është e butë dhe perfekte për ata që duan një shtrat tek i cili mund të zhyten.

Pupla

Shtresat me pupla janë tepër të buta, por ato ofrojnë më pak mbështetje.

Në përgjithësi, duhet të pastrohen vetëm në pastrim kimik.

Pendët mund të dalin përmes pëlhurës dhe mund të përmbajnë alergjentë.

Për freski dhe mbështetje, shtresat me pupla nuk janë zgjidhja juaj më e mirë.

Poli-fibër

Më pak të shtrenjta, të bëra nga një mbushje me fibra poli-përzierje janë gjithashtu më pak të rehatshme.

Për fat të keq, nuk zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Mbushja kompresohet mjaft shpejt dhe kanë tendencë të shtojnë nxehtësinë.

Cili produkt rekomandohet?

Krijimi i ambientit ideal të gjumit fillon me shtratin tuaj.

Nëse dëshironi mbështetje dhe rehati, shtresat e dyshekut si Casper Foam, Dormeo MEMORY WARM & COOL, Option Dormeo apo Memory world flex, janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Powered by WordPress