Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, deklaroi se shpërfaqja e logos së qendrës “humanitare” në Nish është dëshmi e operimit të spiunazhit serbo-rus aty. Ai u bazua te videoja e publikua nga media boshnjake.
“Këta (rusët dhe serbët) e kanë bërë hapur regjistrimin e kësaj videoje, duke mos u frikësuar aspak për ekspozimin e logos së qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë (RSHC – Russian Serbian Humanitarian Center)”, shkroi Musliu.
Ai ka thënë se mohimi i Serbisë për aktivitetin e spiunazhit rus nuk është e re pasi ata mohojnë çdo gjë, ndërsa shtoi se kjo do të ishte perfektë nëse ekspozimi është bërë nga inteligjenca e Kosovës ose e ndonjë prej partnerëve ndërkombëtarë.
“Videoja është realizuar nga njëri nga kriminelët aty në atë barrikadë, dhe ose ia ka shitur ndonjë shërbimi të inteligjencës, ose këtë të fundit, përmes sulmeve kibernetike e kanë nxjerrë nga smartphoni i kriminelit serb në barrikada”, vijoi Musliu.
Postimi i plotë:
Kjo fotografi e nxjerrë nga videoja e paraqitur dje në media boshnjake, por që paraqet aktivitetin kriminal e terrorist në barrikadat e veriut të Republikës së Kosovës, flet më së miri për operimin e inteligjencës ruse aty.
Këta (rusët dhe serbët) e kanë bërë hapur regjistrimin e kësaj videoje, duke mos u frikësuar aspak për ekspozimin e logos së qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë (RSHC – Russian Serbian Humanitarian Center).
Për laikët, spiunazhi askund në botë nuk e hap ndonjë qendër dhe t’ia vë emrin “inteligjencë” ose “spiunazh”. Por, e fsheh aktivitetin e tij me forma të tjera. Në këtë rast, me “humanitar”.
Një gjë nuk e kam të qartë! Si doli kjo video?
Serbët e mohuan këtë. Por, ata e kanë mohuar çdo gjë që e kanë bërë: Srebrenicën, Reçakun e shumë masakra të tjera. Madje vet i kanë bërë edhe vrasjet e fëmijëve të vet dhe këtë ua kanë veshur të tjerëve – Panda në Pejë.
Nëse inteligjenca e Kosovës apo e ndonjë shërbimi partner, veçmas amerikanëve apo britanikëve e ka realizuar këtë, kjo është PERFEKT!
Megjithatë, një e di: videoja është realizuar nga njëri nga kriminelët aty në atë barrikadë, dhe ose ia ka shitur ndonjë shërbimi të inteligjencës, ose këtë të fundit, përmes sulmeve kibernetike e kanë nxjerrë nga smartphoni i kriminelit serb në barrikada.
Videoja është realizuar të premten në mbrëmje ose të shtunën në mbrëmje. Sepse kriminelët shihen se e shikojnë videon kur Vuçiqi ka folur të premten pasdite. Në anën tjetër, videoja është publikuar dje në mëngjes.
Na barikadama na sjeveru Kosova nalaze se osobe naoružane automatskim oružjem. Na snimku koji je u posjedu @IstragaB mogu se vidjeti i paketi sa oznakama Rusko-srpskog humanitarnog centra iz Niša pic.twitter.com/UBVUtgikcN
— Istraga.ba (@IstragaB) December 18, 2022
/TV Arbëria