Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Libi, 95% e institucioneve arsimore janë dëmtuar nga përmbytjet

Libi, 95% e institucioneve arsimore janë dëmtuar nga përmbytjet

Qeveria e unitetit të Libisë tha të hënën se 95% e institucioneve arsimore në zonat e goditura nga përmbytjet në pjesën lindore të vendit janë dëmtuar.

Deklarata u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tripoli nga ministri i Arsimit Musa Al-Maqrif, i cili është gjithashtu pjesë e ekipit të qeverisë për emergjencat dhe reagimin e shpejtë, së bashku me zyrtarë të tjerë, shkruan AA.

Megjithatë, ai tha se viti shkollor do të fillojë javën e ardhshme në të gjithë Libinë.

“17 objekte arsimore në qytetin e Bengazit kanë regjistruar studentë të zhvendosur nga zonat e shkatërruara”, shtoi Al-Maqrif.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Ali al-Quweirah, një zyrtar në Ministrinë e Arsimit, vuri në dukje se 114 shkolla në 15 lokalitete u dëmtuan nga përmbytjet.

Ai shtoi se ekipet teknike janë duke i vlerësuar edhe shpenzimet për punët e mirëmbajtjes në shkolla.

Më herët të hënën, qeveria me bazë në Tripoli tha se 70% e infrastrukturës në Libinë lindore ishte dëmtuar nga përmbytjet shkatërruese të javës së kaluar.

Të shtunën, kreu i qeverisë lindore të Libisë, Osama Hamad, tha se deri më tani ishin varrosur 3,252 kufoma.

Më shumë se 40,000 njerëz janë zhvendosur nëpër zonat verilindore të Libisë nga përmbytjet vdekjeprurëse, thanë nga zyra e OKB-së.

/TV Arbëria

Powered by WordPress