Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Llaptopi i Bllacës: Gjeli i PDK-së kërkon të hapen dosjet “që të shihet se kush u ndihmoi armiqve”

Llaptopi i Bllacës: Gjeli i PDK-së kërkon të hapen dosjet “që të shihet se kush u ndihmoi armiqve”

Naim Gjeli, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas ka reaguar pas publikimet të audio-incizimeve dhe shkëmbimeve të e-mailave nga llaptopi i Nazim Bllacës.

Ai ka dalë me një sërë kërkesash për deputetët e PDK-së dhe organet e drejtësisë.

Gjeli ka kërkuar nga deputetët e PDK-së që ta iniciojnënjë Komision Hetimor për montimin e dosjeve ndaj UÇK-së dhe të miratohet Ligji për Lustracionin.

Po ashtu ai ka kërkuar që të hapen dosjet, në mënyrë që të shihet se kush u ndihmoi armiqve.

“Nga Prokuroria dhe organet e sigurisë:

Hetime penale ndaj Bllacës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Auditim të plotë të aktakuzave të ndërtuara mbi dëshmi të manipuluara.

Hetim për rolet e individëve të EULEX-it dhe strukturave të infiltruar në drejtësi.”, ka shkruar Gjeli.

Ai ka shtuar se të dëmtuarit nga këto padrejtësi nuk janë vetëm, kanë shokët, kanë popullin dhe do ta kenë drejtësinë.

“UÇK-ja nuk do të lejohet të njolloset nga gënjeshtrat e paguara!

Tani është koha për pastrim, drejtësi dhe të vërtetën historike!”, ka shkruar Gjeli.