Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Llapit dhe Wislas në kuadër të raundit të parë kualifikues për në fazën grupeve në Ligën e Evropës.
Ndeshjen më mirë e nisën llapjanët, që rrezikuan pas vetëm gjashtë minutash me anë të Elvir Gashijanit, që u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari nuk dha penallti.
Dy minuta më vonë, Wisla rrezikoi me anë të Olivier Sukiennicki, por Ilir Avdyli bëri një pritje të lehtë.
Skuadra polake mendoi se kishte shënuar, në minutën e 17-të nëpërmjet Olivier Sukiennicki, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Pas vetëm dy minutash, Gashjani sërish rrezikoi për Llapin, por që topi u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.
Gashjani në 45 minutat e parë ishte fantastik, duke mos i lënë mbrojtësit e Wislas të mbusheshin frymë nga depërtimet e tij.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Poloni ka përfunduar 2-0 në të mirë të Wislas, andaj Llapi duhet të shkojë për gjithçka ose asgjë në 45 minutat e dytë.