Llapi është eliminuar nga Liga e Evropës prej Wislas me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Ndeshjen më mirë e nisën llapjanët, që rrezikuan pas vetëm gjashtë minutash me anë të Elvir Gashijanit, që u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari nuk dha penallti.
Dy minuta më vonë, Wisla rrezikoi me anë të Olivier Sukiennicki, por Ilir Avdyli bëri një pritje të lehtë.
Skuadra polake mendoi se kishte shënuar, në minutën e 17-të nëpërmjet Olivier Sukiennicki, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Pas vetëm dy minutash, Gashjani sërish rrezikoi për Llapin, por që topi u bllokua nga mbrojtja kundërshtare
Gashjani në 45 minutat e parë ishte fantastik, duke mos i lënë mbrojtësit e Wislas të mbusheshin frymë nga depërtimet e tij.
Në pjesën e dytë, skuadra polake ia doli të shënonte e para, ku nëpërmjet Angel Rodados (58’), realizuan për 1-0.
Mirëpo, Llapi u kundërpërgjigj me golin e Ardit Tahirit (74’), me asistimin e Ilir Blakqorit për rezultatin 1-1.
Tashmë ishte shumë vonë për llapjanët, ndërsa Wisla ia doli të realizonte për 2-1 për të vulosur fitoren e tyre me golin e Giannis Kiakos (90′).
Me eliminimin nga Liga e Evropës, Llapi do të luajë tani një rang më poshtë, në atë të Konferencës, derisa përballë do të ketë Brondbyn nga Danimarka.