Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Llapi e Ballkani e nisin stinorin pranveror me fitore, Gjilani e Ferizaj ndajnë pikët

Llapi e Ballkani e nisin stinorin pranveror me fitore, Gjilani e Ferizaj ndajnë pikët

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, të cilat njëkohësisht e hapën stinorin pranveror të këtij sezoni.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Llapi e ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Franciso Rivera nga penalltia, i cili ia siguroi fitoren Llapit në minutën e 13′.

Po ashtu, stinorin pranveror me fitore e hapi edhe Ballkani, ku kampioni i Kosovës e mposhti Malishevën si mysafirë me rezultat 4:2.

Lojtari më i dalluar te Ballkani ishte Albion Rrahmani, i cili kompletoi hat-trick duke shënuar në minutën e 28′, 35′ dhe 43′, kurse Veton Tusha e shënoi golin e katërt dhe të fundit për suharekasit në minutën e 82′.

Ndërkaq, golat për Malishevën i shënuan Ilir Mustafa (minuta e 68′) dhe Drilon Hazrollaj (minuta e 74′).

Krahas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua edhe përballja mes Gjilanit dhe Ferizaj, ku të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta, pasi barazuar pa gola 0:0.

Rezultatet finale:

Drenica 0:1 Llapi

Malisheva 2:4 Ballkani

Gjilani 0:0 Ferizaj

/TV Arbëria

Powered by WordPress