Llapi ka shënuar humbje shumë të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës u mposht në udhëtim me rezultat bindës 6:0 nga ekipi danez, Brondby
Qysh në pjesën e parë, Brondby e kreu dilemën e fituesit, duke shënuar plot katër gola nëpërmjet Suzuki, Omoijuanfo, Bundgaard dhe Nartey.
Në fund të takimit, danezët shënuan edhe dy gola tjerë nëpërmjet Kvistgaarden dhe Schëartau për epilogun e këtij takimi.
Dueli i kthimit zhvillohet pas një jave në “Zahir Pajaziti”, megjithatë dilema e ekipit që kalon tutje veçse u zgjidh në këtë ndeshje.