Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Llapi barazon në Podujevë me Brondbyn, por eliminohet nga Liga e Konferencës

Llapi barazon në Podujevë me Brondbyn, por eliminohet nga Liga e Konferencës

Llapi është eliminuar nga Brondby në Ligën e Konferencës, pasi pësuan humbje me rezultat të përgjithshëm 8-2, derisa ndeshja e dytë përfundoi 2-2.

Për dallim nga ndeshja e parë ku llapjanët pësuan me rezultat 6-0, në ndeshjen kthyese zhvilluan një lojë shumë më të sigurt dhe më të komponuar.

Pas disa rasteve të mira, nuk vonoi goli i epërsisë së Llapit në këtë ndeshje.

Ilir Blakqori asistoi te Elvir Gashijani i cili pranoi topin dhe me një goditje të saktë arriti të mposht portierin për 1-0.

Pas goli Llapi ia arriti të ruajë epërsinë dhe të shkojë në pushim me rezultat 1-0.

Ajo çfarë ra në sy është fakti se në stadiumin “Zahir Pajaziti” kishte diku rreth 200 tifozë të skuadrës mysafire që kishin udhëtuar nga Danimarka.

Në 45 minutat e dytë, Llapi ia doli të shënonte edhe njëherë, por pësoi dy gola të tjerë.

Pas 53 minutash lojë, Brondby i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Emmanuel Yeboah.

Vetëm tetë minuta kaluan dhe mysafirët e përmbysën rezultatin në 2-1, kur Ohi Omoijuanfo shënoi nga penalltia.

Llapi ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 falë një auto-goli nga Thomas Mikkelsen që u shënua në minutën e 66-të.

Kështu, skuadra nga Podujeva u eliminua nga raundi i dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa do të fokusohet tani në nisjen e edicionit 2024/25 në Superligën e Kosovës.

Powered by WordPress