Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci: Unë jam me qytetarët e besës e mikpritjes, nga zemra e Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci: Unë jam me qytetarët e besës e mikpritjes, nga zemra e Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”

Qytetarët e Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës ishin bashkëbiseduesit e Ramiz Lladrovcit, në fushatën zgjedhore me 101 arsye për të dalë në votim për fitoren e madhe të qytetarëve kampion.

Unë jam bashkë vetëm me qytetarët e komunës time, qytetarët e devotshëm dhe me integritet të komunës së Drenasit, me qytetarët e besës e mikpritjes, me qytetarët e zemrës së Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.

 

Postimi i plotë:

Me qytetarët e Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës, bashkë me Arjanit Hotin dhe Altina Berishën dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, diskutuam rreth platformës “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsyet për të dalë në votim, për fitoren e madhe të qytetarëve kampionë.

Projektet e filluara, ato në proces dhe dhjetëra projekte tjera të planifikuara për mandatin e ardhshëm, do ta rikonfirmojnë punën tonë në shërbim të qytetarëve, njëherësh, duke e bërë Drenasin tërheqës për të jetuar, për të investuar dhe për të punuar në komunën e Drenasit.

Ato që i thonë kundërshtarët aktualë politik po bien në ujë dhe po demantohen nga vet propaganduesit e qendrat e tellallëve në mediat lokale e nacionale.

Unë jam bashkë vetëm me qytetarët e komunës time, qytetarët e devotshëm dhe me integritet të komunës së Drenasit, me qytetarët e besës e mikpritjes, me qytetarët e zemrës së Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.

Vazhdojmë edhe katër!