Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lladrovci: Sulmi i dytë ndaj Familjes Jashari, më 22 janar 1998

Lladrovci: Sulmi i dytë ndaj Familjes Jashari, më 22 janar 1998

Forcat ushtarake dhe policore serbe, pas sulmit të parë ndaj Familjes Jashari më 30 dhjetor 1991 dhe tërheqjes së tyre, kishin rikthyer sërish në shënjestër kullën e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi i dytë, i zhvilluar më 22 janar 1998, u konsiderua si parapërgatitje për planin që okupatori kishte përgatitur ndaj familjes Jashari.

Sipas autorit Ramiz Lladrovci, ky ishte menduar si një sulm i kufizuar, me synimin që, nëse objektivat do të arriheshin, aksioni të përfundonte aty, ndërsa në rast të kundërt të vazhdohej me shkatërrim të plotë të kullës së Jasharajve dhe gjithçkaje që do të lëvizte përreth saj. Sulmi shërbeu si mesazh se forcat serbe nuk kishin hequr dorë nga qëllimi i tyre.

Pas këtij sulmi, Hamëz Jashari ishte shprehur se familja nuk kishte alternativë tërheqjeje dhe se qëndrimi në Prekaz ishte vendim i pakthyeshëm. Ai kishte theksuar se aty do të qëndronin deri në fund, në tokën ku kishin jetuar breza të tërë.

Në tekst theksohet se për Familjen Jashari nuk ekzistonte plan rezervë dhe se ata kishin marrë mbi vete barrën e qëndresës së plotë përballë forcave serbe. Sulmi i dytë ndaj Jasharajve, më 22 janar 1998, vlerësohet si fillimi i fundit të robërisë dhe si moment që paralajmëroi rrugën drejt lirisë së Kosovës.