Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lladrovci: Respektimi i aleatëve nuk është servilizëm!

Lladrovci: Respektimi i aleatëve nuk është servilizëm!

 

Mbyllja e institucioneve paralele në veri të vendit solli reagimin e Komunitetit Ndërkombëtar.Të njëjtit deklaruar se aksioni i ndërmarrë ishte me rrezik për sigurinë dhe i pakoordinuar me aleatët.

I ashpër në reagim ishte edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.

Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës.

Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit.

I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.

Ky nuk ishte veprimi i vetëm i ndërmarrë nga kryeministri Kurti pa konsultim me SHBA-të dhe aleatët sa i përket veriut të vendit gjatë mandatit të tij katër vjeçar.