Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci reagon sërish: Faleminderit për mbështetjen, vazhdojmë +4

Lladrovci reagon sërish: Faleminderit për mbështetjen, vazhdojmë +4

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, pas vendimit të Kryesisë  së PDK-së që mos ta kandidojnë.

“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare.”, ka shkruar Lladrovci.

Teksa, ka rikonfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar.

“Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai.