Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci: Qindra profile të rreme nuk po arrijnë ta tjetërsojnë të vërtetën

Lladrovci: Qindra profile të rreme nuk po arrijnë ta tjetërsojnë të vërtetën

Në takimet zgjedhore të mbajtura në Krajkovë dhe lagjen Bytyç të Arllatit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se qindra profile të rreme nuk po arrijnë ta tjetërsojnë të vërtetën, punën e përgjegjshme të zyrtarëve, bashkëpunimin me qytetarët si dhe perspektivën e zhvillimit të komunës në mandatin e ardhshëm, me 101 arsye, “Për Drenasin Kampion”.

Postimi i plotë i tij:

Me qytetarët e Damanekut, Krajkovës dhe me qytetarët e Lagjes Bytyçi-Arllat, mbajtëm tubim zgjedhor, bashkë me kandidatët e Listës “Për Drenasin Kampion”, Burbuqe Istogu Hoxha, Vjosa Hoxha dhe Burim Bujupin, me ç’rast i theksuam disa nga 101 arsyet për të votuar.

Megjithëse shi e ftohtë, qytetarët na nderuan me praninë e tyre të jashtëzakonshme, duke bashkëbiseduar për vizionin tonë për mandatin e ardhshëm. Qytetarët kampionë, janë të vullnetshëm për të vazhduar qeverisjen me barazi para ligjit, barazinë gjinore dhe vlerat tjera të cilat na bëjnë kampion.

Shkolla e shpifjeve e shantazheve, me dhjetëra profile të rreme në vitin 2021, tash janë bërë me qindra, megjithatë, nuk po arrijnë ta tjetërsojnë të vërtetën, punën e përgjegjshme të zyrtarëve, bashkëpunimin me qytetarët si dhe perspektivën e zhvillimit të komunës në mandatin e ardhshëm, me 101 arsye, “Për Drenasin Kampion”.

Qytetarë, 101 herë faleminderit për praninë Tuaj, vazhdojmë edhe katër!