Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar fotografi nga darka e organizuar në Lezhë nga kryetari i kësaj Bashkie, Pjerin Ndreu në nder të 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Lladrovci tha se gjatë darkës ka takuar homologë e pesonalitete nga trojet shqiptare me të cilët u pajtuan të këmbejnë vizita e bahskëpunime.
“Isha shumë i lumtur që takova edhe kryetarët e disa komunave arbëreshe, kryetarin e Shën Mitër Koronës dhe Strigarit, z. Madeo dhe Baffa, me të cilët u pajtuam të këmbejmë vizita dhe të kemi bashkëpunim. Skënderbeu me Besëlidhjen e Lezhës, për 581 vjet e këndej vazhdon të jetë aktual dhe na motivon për të qenë bashkë, për të qenë të bashkuar”, tha ai./TV Arbëria./