Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci përkujton heroin Asllan Fazliu: I pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë

Lladrovci përkujton heroin Asllan Fazliu: I pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin Asllan Fazliu, në 26 vjetorin e rënies heroike.

“Sot e gjithmonë, i shprehim nderim dhe kujtojmë përkushtimin atdhetar të heroit Asllan Fazliu i cili ishte i pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e heroit, Asllan Fazliu, i cili deri në çastet e fundit të jetës i mbeti besnik idealit për çlirimin e Kosovës. Sot e gjithmonë, i shprehim nderim dhe kujtojmë përkushtimin atdhetar të heroit Asllan Fazliu i cili ishte i pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë. Kujtojmë guximin dhe vendosmërinë e Asllanit, për të vazhduar rrugën e çlirimit me çdo çmim. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Asllan Fazliu! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!