Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lladrovci përkrah Nait Hasanin: I duhet Kuvendit të Republikës

Lladrovci përkrah Nait Hasanin: I duhet Kuvendit të Republikës

Ramiz Lladrovci në rrjetin social ka publikuar foto me Nait Hasanin, i ka dhënë përkrahje në zgjedhje duke e vlerësuar se ai i duhet Kuvendit të Republikës.

“Nait Hasani i duhet Kuvendit të Republikës, i duhet për karakterin e tij të pathyeshëm, për të kaluarën, për punën në shtetformim e shtetndërtim”, ka shkruar Lladrovci.

Për më tepër, Lladrovci ka thënë se Nait Hasani i duhet Kuvendit “për vizionin e tij për Kosovën dhe kombin. Voto 130, voto 42, Nait Hasani! Bashkë. Përpara”.