Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci përfaqëson Kosovën në forum të lartë të sigurisë në Izrael

Lladrovci përfaqëson Kosovën në forum të lartë të sigurisë në Izrael

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë në Qendrën e Jerusalemit për Siguri dhe Punë të Jashtme (JCFA), me ftesë të zv. presidentit Aviram Bellaishe.

Në këtë takim kanë marrë pjesë personalitete të njohura të sigurisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e mbrojtjes së historisë kombëtare si element kyç i sigurisë shtetërore, duke u nënvizuar ngjashmëritë mes Kosovës dhe Izraelit në ruajtjen e identitetit kombëtar.