Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Kërshëndellat, me ç’rast ka theksuar se “kjo ditë feste është ditë për të kujtuar e vlerësuar kontribuuesit atdhetarë e fetarë të kombit tonë ndër shekuj”.
Urimi i tij:
Për shumë mot, gëzuar Kërshëndellat! Të gjithë qytetarëve, shokëve dhe miqve të mi që i kremtojnë Kërshëndellat, gëzuar për shumë mot. Gjithmonë paçi mbarësi, mirëqenie dhe lumturi.
Kjo ditë feste është ditë për të kujtuar e vlerësuar kontribuuesit atdhetarë e fetarë të kombit tonë ndër shekuj, për të kujtuar me mirënjohjeje të veçantë aleatët e të gjithë ata që dhanë e po japin kontribut për fuqizimin e shtetit dhe të ardhmes tonë. Për shumë mot, gëzuar Kërshëndellat!