Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci pas votimit evidenton disa probleme të vogla në oborret e shkollave në Drenas

Lladrovci pas votimit evidenton disa probleme të vogla në oborret e shkollave në Drenas

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas votimit në Shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, ka potencuar se në këtë komunë ka disa probleme të vogla nëpër oborret e shkollave, ndonëse nuk e ka specifikuar natyrën e atyre problemeve.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin e të votojnë.

“I ftoj të gjithë qytetarët të Drenasit që të dalin të votojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, uroj sukses dhe uroj që zgjedhjet të shkojnë ashtu siç duhet sa ma mirë pa asnjë problem, ndonëse kanë filluar problemet në vogla nëpër oborret e shkollave, por ne i kemi kërkuar që të merren të gjitha masat”, tha ai, pas ushtrimit të drejtës së votës së bashku me familjen e tij.