Në ligjëratën e hapur të ish ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Paskal Milo, me temën e ligjëratës “Rroli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, mori pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Me ftesë të Ambasadorit, Sh.T. Z. Petrit Malaj, mora pjesë në ligjeratën e hapur të Prof. Paskal Milo, (si ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitin 1999) në Fakultetin Filozofik, në kuadër 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës”, tema bosht e ligjëratës ishte “Rroli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”. ka shkruar Lladrovci.
Në ligjëratën e ish ministrit Milo, u theksuan kushtet dhe rrethanat në të cilat u gjend diplomacia shqiptare gjatë luftës tonë çlirimtare, në veçanti presioni ndërkombëtar dhe ndikimet gjeostrategjjke, ka shkruar Lladrovci.
“Kosova, UÇK-ja dhe delegacioni ynë në Rambuje pa përkrahjen e gjithanshme të Shqipërisë dhe NATO-s në krye me Amerikën, nuk do të arrinim as çlirimin e as shpalljen e Pavarësisë. Pesha dhe vlera e personalitetit historik të Hashim Thaçit në historinë e re të Kosovës është i pazëvendësueshëm dhe me kohë, do të rritet gjithnjë e më shumë”, ka shkruar në fund Lladrovci.