Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci: Nanon e njoha për vepra të mira për Kosovën dhe demokratizimin e Shqipërisë

Lladrovci: Nanon e njoha për vepra të mira për Kosovën dhe demokratizimin e Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë sot në homazhet që po mbahen në Tiranë në nder të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin e Nanos në demokratizimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e tij për Kosovën.

“Sot, bëra homazhe në Tiranë për ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e njoha për vepra të mira për Kosovën dhe demokratizimin e Shqipërisë. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe dashamirëve të Fatos Nanos! Qoftë i përjetshëm kujtimi!”, ka shkruar Lladrovci.